Një lajm befasues vjen nga Anglia, sipas “The Sun”, miliarderi Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool.

Elon Musk i cili ka të afërm që kanë lindur dhe janë rritur në Merseyside, është i prirur të investojë një pjesë të pasurisë së tij astronomike për ekipin që udhëheq tabelën e Premier League këtë sezon.

Së fundmi, ka qenë babai i Elon, Errol Musk, i cili në një intervistë për Times Radio pranoi interesin e të birit për klubin e kuq.

“Nuk mund të flas për këtë, sepse pronarët aktualë mund të rrisin çmimin më tej. Është diçka që ai e dëshiron. Çdokush do të dëshironte, po ashtu edhe unë”.

“Gjyshja e tij ka lindur në Liverpool dhe ne kemi të afërm atje. Po ashtu kemi pasur fatin të njohim Beatles sepse ata u rritën me disa nga familja ime. Pra, ne jemi të lidhur me Liverpool, ju e dini”, përfundoi Errol Musk.

The post Elon Musk dëshiron të blejë klubin e madh në Premier League appeared first on Telesport.