Emri i Emiliano Martinez është rikthyer edhe njëherë në qendër të merkatos së verës. Mediet angleze bëjnë me dije se për portierin argjentinas ka interes konkret nga dy klubet e mëdha të Londrës: Chelsea dhe Tottenham.
“Blutë” po kërkojnë një përforcim në portë pas formës së dobët të Robert Sanchez. Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një ndërhyrje emergjente për portën.
Nga ana tjetër, edhe Tottenham po kërkon një përforcim në portë, pavarësisht se ka 3 portierë për momentin si Antonon Kinsky, Martin Dubravka dhe Brandon Austin.
Transferimi i mundshëm i Martinez, do të largonte me siguri një nga emrat e mësipërm. Pas transferimit të Zion Suzuki, Aston Villa është e hapur për largimin e Emiliano Martinez. Klubi nga Birmingham kërkon 15 milionë euro për portierin argjentinas.
The post Emiliano Martinez përgatitet për transferimin shokues, dy klubet e mëdha duan argjentinasin appeared first on Telesport.
