Në Shkup u mblodh ekipi i redaksisë së posaçme për Maqedoninë, i cili punon për Enciklopedinë Shqiptare, një projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Brenda dy vitesh duhet të përfundojë tërë projekti, ndërsa ekipi shkencor do të ofrojë fakte dhe dokumentim historik për origjinën e shqiptarëve.
Pikërisht prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë, ka qenë temë debati para 15 vitesh pasi Akademia e Shkencave të Maqedonisë publikoi një Enciklopedi në të cilën thuhej se shqiptarët në këto vise kanë ardhur në shekullin e 16, ndërsa i kanë dëbuar vendasin nga shtëpitë e tyre.
Përfaqësuesit e redaksisë theksuan që kjo çështje do të dokumentohet me fakte dhe nuk ka nevoje që të shkaktojë ndarje për diçka që e njeh historia./ Alsat.mk
The post “Enciklopedia shqiptare” redaksia mblidhet në Shkup appeared first on Alsat.
