Babai i mesfushorit Alexis Mac Allister ka bërë të ditur se nuk ka pasur diskutime të reja me djalin e tij lidhur me një kontratë të re me Liverpool. Gjithsesi, ai shpreson se bisedimet do të nisin para fundit të vitit.
Babai i futbollistit argjentinas shprehu zhgënjimin që nuk është diskutuar për një marrëveshje të re më herët gjatë këtij sezoni, duke qenë se kontrata aktuale është e vlefshme deri në vitin 2028.
“Kanë mbetur ende 20 muaj nga kontrata e Alexis. Ka ndryshuar drejtori sportiv i Liverpool si dhe trajneri. Situata është ende duke u vlerësuar dhe mund të ketë të reja para fundit të vitit”, tha babai i mesfushorit..
“Nuk kemi nisur ende bisedimet për rinovimin. Nëse gjithçka shkon mirë, ai do të rinovojë me ekipin. Nëse jo, nuk ka problem, ai do të vazhdojë rrugën e tij, ashtu si shumë të tjerë“, deklaroi babai i Mac Allister.
The post “Ende nuk kemi nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, situata është ende duke u vlerësuar” appeared first on Telesport.
