Bayern Munich dhe Michael Olise mund të marrin frymë lirisht. Anësori francez u detyrua të largohej nga fusha gjatë barazimit 2-2 kundër Borussia Dortmund, për shkak të një problemi në gjurin e djathtë, gjë që ngjalli frikë për një mungesë të mundshme në fushë.

Megjithatë, kontrollet mjekësore dhe rikthimi i tij në stërvitjen me grupin, kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë dëmtimi serioz. Olise u stërvit normalisht me shokët e skuadrës të hënën dhe është përfshirë në ekipin që do të përballet me Atlético Madrid sot në Champions League.

Ky është një lajm shumë i mirë për klubin bavarez. Pavarësisht shqetësimeve të ditëve të fundit, francezi është i gatshëm. Tani i takon trajnerit të vendosë nëse do ta aktivizojë atë që nga fillimi, apo nëse do ta rikthejë gradualisht në lojë pas problemit që pësoi ndaj Dortmund.

Bayern mirëpret gjithashtu rikthimin e Manuel Neuer, i cili humbi tri ndeshjet e fundit dhe tani është sërish në dispozicion. Megjithatë, kriza e dëmtimeve nuk është shuar plotësisht.

Luis Díaz, Jamal Musiala, Ismael Saibari dhe Serge Gnabry nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Atlético Madrid. Rikuperimi i Olise vjen si një lehtësim i mirëpritur për repartin e sulmit, i cili ka pasur mungesa të theksuara në javët e fundit.

The post Ende pa trajnerin Kompany, por Bayern merr dy lajme të mira para ndeshjes së sotme në Champions appeared first on Telesport.