Endrick, i cili u aktivizua në fillim të pjesës së dytë në fitoren 2-1 të Brazilit ndaj Japonisë në 1/16 finale të Botërorit 2026, më në fund mori mundësinë e tij në këtë kompeticion dhe e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, duke kontribuar në suksesin e “Seleçaos”. Sulmuesi i Real Madridit, i përdorur shumë pak deri tani, ndryshoi rrjedhën e ndeshjes me freskinë dhe veprimet e tij.

Pikërisht trajneri italian ishte në qendër të deklaratave të talentit të ri brazilian pas ndeshjes. Endrick theksoi rolin e trajnerit në zhvillimin e tij dhe në menaxhimin e sfidës, duke shpjeguar edhe rrugëtimin e fundit mes klubit dhe kombëtares:

“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës ndaj Zotit, sepse muajt e fundit kanë qenë të jashtëzakonshëm. Nuk po luaja rregullisht te Real Madridi dhe pata mundësinë të shkoja të luaja diku tjetër, gjë që më ndihmoi shumë. Falënderoj Lyon-in, që më priti dhe më lejoi të shfaq talentin tim e të mbërrija në Botëror”.

Më pas ai iu referua drejtpërdrejt Carlo Ancelottit: “Jam shumë mirënjohës ndaj trajnerit. Ai di gjithmonë çfarë duhet të bëjë dhe i lexon në mënyrë perfekte ndeshjet. Sot më aktivizoi në fillim të pjesës së dytë për ta ndihmuar skuadrën të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes dhe të merrnim fitoren. Hyra në fushë me mentalitetin e duhur dhe u përpoqa të jepja kontributin tim”.

The post Endrick iu jep fund polemikave: Ancelotti di gjithmonë çfarë duhet të bëjë appeared first on Telesport.