Ish-trajneri analizon lëvizjet e mundshme në merkaton e janarit për të dy klubet.

Janari po afron dhe merkatoja po nxehet, ndërsa klubet e mëdha – e jo vetëm – kanë vënë në shënjestër lojtarë të ndryshëm. Për shembull, emri i Endrick-ut ka dalë sërish në skenë në lidhje me Romën, pas komenteve të fundit të sulmuesit të Real Madridit.

“Më shumë sesa thjesht përforcime, skuadra e Gasperinit duhet të sigurohet që të mos detyrohet të bëjë eksperimente në mes të sezonit,” theksoi Fabio Capello për La Gazzetta dello Sport.

“Ata kërkojnë një siguri dhe nuk më habit fakti që emri i Endrick-ut ka dalë sërish, duke marrë parasysh se e kishin ndjekur atë edhe gjatë verës”.

A do të ishte Endrick zgjedhja e duhur për Romën?

“Ai është i ri dhe i përket Real Madridit; sigurisht që nuk i mungon cilësia. E di se si funksionojnë gjërat në Madrid dhe si i përzgjedhin lojtarët… Nico Paz është një rast i ngjashëm dhe kemi parë se si ka arritur të bëjë diferencën në kampionatin tonë. Do të ishte, padyshim, një lëvizje interesante”.

Po a do të mjaftonte Tresoldi për Milanin?

“Vendimi për një sulmues të ri qendror duhet peshuar me kujdes, sepse, në fund të fundit, duhet dikush që të ofrojë shërbimin e duhur – llojin e pasimeve të nevojshme për të shënuar golat që kërkon Amorim.

“Megjithatë, Tresoldi është një talent shumë interesant. Ai sigurisht që mund të bëjë mirë në Serie A. Për më tepër, ai mund të zgjedhë madje të luajë për Italinë, gjë që do të ishte diçka e mrekullueshme”.

The post “Endrick te Roma? Nuk më habit”, Capello: Tresoldi te MIlan-i? Ju them se… appeared first on Telesport.