Sipas të gjitha gjasave, braziliani Endrik do të largohet nga Real Madrid dhe destinimi i tij i ri duket se do jetë Olimpik Marsej, sipas asaj që raporton “RMC Sport”.

Në sezonin e tij të parë në Madrid, Endrik luajti shumë pak minuta dhe nuk arriti dot të fitonte besimin e Karlo Ançeloti-t. Por, situata nuk ka ndryshuar as tani që trajner është Çabi Alonso. Tekniku bask i beson më shumë “zbulimit” të tij, Gonzalo Garsia, sesa djaloshit brazilian.

Andaj, në këtë situatë më e mira për talentin brazilian është të largohet diku tjetër, ku te ketë mundësi të luajë rregullisht dhe pse jo të jetë edhe protagonist. Sigurisht që Real Madrid nuk do heq dorë përfundimisht nga Endrik, për të cilin u paguan 60 milionë euro te Palmeiras verën e vitit të kaluar, ndaj braziliani do jetë në një huazim te thjeshtë te nënkampionët e Francës.

The post Endrik largohet nga Real Madrid dhe befason me ekipin e ri appeared first on Alsat.