Pas vizitës që Kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama, i bëri ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili po mbahet në Hagë ka reaguar djali i Thaçit, Endrit Thaçi.
Ai e ka falënderuar Ramën i në emër të tij dhe të nënës së tij.
‘’Faleminderit shumë Kryeministër Rama, nga nëna ime dhe unë. Fjalët, por edhe veprat tuaja, janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë”, është shprehur ai./21Media
