Para ndeshjes së xhiros së parë në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Slovanit, trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique, theksoi se shumë ekipe do të jenë pretendente për ta fituar titullin këtë sezon.

“E kaluara është e kaluar. Çdo ekip dëshiron të luajë kundër nesh. Duhet ta pranojmë këtë sfidë dhe të dalim nga zona jonë e rehatisë. Ky është turneu më i mirë dhe më i vështirë. Disa ekipe janë në gjendje ta fitojnë trofeun këtë sezon dhe dallimet mes skuadrave janë minimale. Nuk ka ndeshje të lehta, prandaj duhet të ruajmë përqendrimin maksimal dhe të jemi plotësisht të përgatitur për ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Enrique për faqen zyrtare të UEFA-s.

Ndeshja PSG – Slovan do të zhvillohet në stadiumin “Parku i Princave” në Paris, sonte nga ora 21:00.