Fitorja 3-2 në Nice u eklipsua për Paris Saint-Germain nga dëmtimi shqetësues i Désiré Doué. Talenti francez u largua nga fusha në me lot në sy para përfundimit të pjesës së parë, për shkak të një problemi në gjurin e djathtë.
Raportet fillestare sugjerojnë një dëmtim të mundshëm të ligamentit të kryqëzuar , por vetëm ekzaminimet mjekësore të planifikuara për sot do të mund të sqarojnë shkallën e vërtetë të dëmtimit. Ndërkohë, në kampin parizian po shtohet shqetësimi lidhur me gjendjen e lojtarit.
Trajneri Luis Enrique nuk e fshehu shqetësimin e tij, ndërsa tregoi besim në aftësinë e sulmuesit të tij për t’u rikuperuar: “Si është ai? Duhet të presim testet sot por është një dëmtim serioz”.
“Kjo është jeta e një lojtari profesionist, kështu është. Jam i sigurt se ai do të kthehet më shpejt sesa më vonë dhe më i fortë se më parë”, shtoi trajneri spanjoll i PSG.
“Në fund të ndeshjes fola me të në dhomën e zhveshjes. Duhet të presim për analizat përfundimtare. Por ai do të kthehet më i fortë se më parë, jam i sigurtë”, tha Luis Enrique.
The post Enrique i shqetësuar për Doué: Dëmtim serioz, kjo është jeta e një futbollisti por do të kthehet më i fortë appeared first on Telesport.
