Trajneri i PSG, Luis Enrique, thotë se Manchester City i meritoi trofetë e fituar dhe duhet t’i lejohet t’i mbajë ato, pavarësisht se klubi anglez përballet me sanksione pasi u shpall fajtor për shkeljen e rregullave financiare të Premier League.
Në prag të ndeshjes që dy ekipet do të luajnë sot në “Etihad”, trajneri spanjoll tha: “Ka autoritete përgjegjëse për marrjen e atij vendimi. Nëse flas vetëm për futbollin dhe gjërat që kam parë në fushë, Manchester City i meriton ato trofe”.
“Sfida ndaj tyre sot është pa dyshim një nga ndeshjet më të mira që mund të luash. E dimë se për çdo kundërshtar, të luash kundër kampionëve në fuqi është një ngjarje e madhe. Mendoj se është një nga ndeshjet më të mira që mund të shohësh”, tha Enrique.
Më tej, ai shtoi: “Më pëlqen mënyra se si luajnë futboll, përballë do të jenë dy skuadra që luajnë për ta fituar këtë trofe. Është një ndeshje interesante në këtë faze të turneut, argëtuese për t’u ndjekur”.
The post Enrique: Ndaj City ndeshje e vështirë, përballë janë dy ekipe që duan të fitojnë Champions appeared first on Telesport.
