Pas largimit të Rodrit drejt Barcelonës, Manchester City po bën gjithçka ç’të jetë e mundur për të gjetur një zëvendësues ideal për mesfushorin spanjoll.
“Qytetarët” nuk do të mjaftohen vetëm me transferimin e Ayyoub Bouaddi, i cili më shumë shihet si një yll i të ardhmes, por kanë piketuar edhe një emsfushor tashmë të sprovuar si Enzo Fernandez.
Në anën tjetër, Chelsea ka lënë të kutpohet se argjentinasi mund të largohet vetëm për një ofertë 140 milionë euro. Sipas Caught Offside, në rast largimi të Enzo Fernandez, trajneri i “Bluve”, Xabi Alonso, ka zgjedhur Alex Scott si përforcimin e duhur për mesfushën.
Chelsea ka pasur një interes të vazhdueshëm për 22-vjeçarin këtë verë. Por interesi do të bëhet akoma edhe më intensiv në rast largimi të Enzo Fernandez. Bournemouth kërkon 90 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin anglez.
The post Enzo Fernandez drejt City-t, Alonso gati të zëvendësojë argjetinasin me yllin 90 milionë euro appeared first on Telesport.
