Edhe pse erdhi si lojtar i lirë në verën e vitit 2021 kur La Bayern dhe u transferua te Real Madrid, bëri shumë bujë dhe pritej të ishte një pikë kyçe në mbrojtjen e madrilenëve. David Alaba shihej në atë kohë si zëvendësuesi ideal i Varane apo Sergio Ramos, por aventura e austriakut në Madrid nuk ka shkuar aspak mirë.
Austriaku ka qenë i pafat për shkak të dëmtimeve të rënda, gjë që kanë ndikuar ndjeshëm në perfomancën e tij me “Los Blancos”. Alaba pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madrid, pasi nuk ka më besimin e stafit drejtues, të cilët po shqyrtojnë emra të tjerë për të transferuar në verë në vend të austriakut.
Edhe pse Alaba mbetet sërish një lojtar i rëndësishëm, rënia e tij fizike ka qenë e dukshme muajt e fundit. Prandaj, të dyja palët besojnë se është më mirë të ndahen rrugët në fund të këtij sezoni.
E ardhmja e 32-vjeçarit mund të jetë në MLS, në një ligë që nuk kërkon ndonjë impenjim të madh dhe sforcim fizik siç ndodhë në kampionatet elitare në Europë.
The post Erdhi për të zëvendësuar Varane dhe Sergio Ramos, por rezultoi një dështim i vërtetë! Mbrojtësi do të largohet nga Reali në fund të sezonit appeared first on Telesport.
