Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan testoi modelin e ri të veturës nga kompania Togg, respektivisht modelin T10F, përcjell TV21. Mediat turke raportojnë se Erdogan kreu një test-provë me modelin sedan T10F të Togg-ut në Stamboll. Gjatë vozitjes, Erdogan e inspektoi automjetin dhe mori informacione rreth modelit T10F.
“Testuam modelin e ri sedan T10F të makinës sonë elektrike vendore dhe kombëtare, krenaria jonë Togg, e cila së shpejti do t’u prezantohet qytetarëve tanë dhe do të dalë në rrugë. Ma sha Allah. Barek Allah”, ka shkruar Erdogan pas testimit të veturës.
