Nga era e fortë, paraditen e sotme ka rënë një pjesë e çatisë në rrugën “Goce Dellçev” në Kumanovë. Çatia ka rënë nga një ndërtesë e vendosur pranë kryqëzimit të rrugës “Goce Dellçev” dhe bulevardit “Brigada e Tretë Maqedonase”.
Nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Kumanovë kanë njoftuar se kanë informuar komunën dhe policinë.
Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Pastërtia dhe Gjelbërimi” i kane larguar pjesët e çatisë prej llamarine.
