Ermal Krasniqi ka arritur të shënoj golin e parë me fanellën e Legia Varashavës në Superligën e Polonisë. Sulmuesi kosovar ka qenë vendimtar duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja në udhëtim te Vidzev Lodz.

Krasniqi u inkuadrua nga banka rezervë dhe arriti të shënoj një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1. Falë paraqitjes së tij shumë të mirë, ylli dardan ka zënë vend në formacionin e javës në Superligë e Polonisë.

Sigurisht që forma e shkëlqyer e Krasniqit është një lajm i mirë edhe për selektorin e Kosovës, Franko Foda para ndeshjeve të muajit nëntor që “Dardanët” i zhvillojnë ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

The post Ermal Krasniqi shënon gol dhe bën pjesë në ekipin e javës në Poloni appeared first on Alsat.