Pas eliminimit të Fenerbahces nga Kupa e Turqisë, ka ardhur gjithashtu edhe dalja nga skena e skuadrës së Besiktas, e cila sot ka pësuar një humbje 1-3 në Stamboll nga ekipi i Izmirit, Goztepe, i cili ishte duke humbur pas golit të bukur nga Ernest Muçi (po kalon moment fantastik këto ndeshjet e fundit dhe po fiton besimin e trajnerit) por përmbysi gjithçka me tri gola të Romeros, pasi bardhezinjtë mbetën me dhjetë vetë që në pjesën e parë.

Besiktas u mundua të ruante avantazhin por u godit direkt në goditje dënimi gjatë kartonit të kuq të marrë. Më pas, një penallti dhe një tjetër gol në kundërsulm në pjesën e dytë. Muçi u ndëshkua me të verdhë në fund të pjesës së parë.

Kështu, gjysmëfinalet e Kupës së Turqisë do të jenë Trabzonspor-Goztepe dhe Konyaspor-Galatasaray.

GOLI I MUÇIT – VIDEO

KARTONI I KUQ – VIDEO

GOLI I GOZTEPE 1-1 (VIDEO)

GOLI I GOZTEPE 1-2 – VIDEO

GOLI I GOZTEPE 1-3 (VIDEO)

The post Ernest Muçi nuk mjafton, Besiktas “vetëvritet” në Kupë dhe eliminohet nga kompeticioni (VIDEO) appeared first on Telesport.