Gazetar: Angell Dimovski
Numri i rasteve nga vdekja e dhunshme është në rritje. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2025, krahasuar me vitin paraprak, është shënuar rritje prej 6,8 për qind. Gjithsej janë regjistruar 546 persona, prej të cilëve 374 janë meshkuj dhe 172 femra.
“Në numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, pjesëmarrjen më të madhe e kanë rastet aksidentale, të cilat përbëjnë 82,2 %, ose 449 persona, vetëvrasjet me 14,8 %, ose 81 persona, dhe vrasjet me 2,9 %, ose 16 persona”,
Në kategorinë e vrasjeve ka 16 persona, prej të cilëve 9 meshkuj dhe 7 femra. Rastet ku vdekja ka ndodhur si pasojë e tentativës për shkaktim të lëndimit trupor me të shtëna nga armë zjarri ose armë tjera të paspecifikuara, kanë pjesëmarrjen më të madhe, me 1,5 % në numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme./Alsat.mk.
The post EShS: Rritet numri i vdekjeve, statistikat dominohen nga aksidentet me 80% appeared first on Alsat.
