Ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano mendon se zikaltrit do të pendohen që e shitën Gaetano Oristanio-n.

Mesfushori i ri u largua nga Interi për në Venezia gjatë verës për 4 milionë euro.

Cassano tha për Viva el Futbol: “Oristanio është një lojtar që më pëlqen shumë, e kam ndjekur për shumë ndeshje, ai ka një këmbë të majtë interesante.

“Për mendimin tim, ai duhet të vlerësohet shumë për kombëtaren dhe për të ardhmen e futbollit italian.

“Ai ka forcë në këmbë, di të bëjë një-dy, di të luajë futboll”.

The post “Është e ardhmja e futbollit italian”, Cassano bën zgjedhjen surprizë appeared first on Telesport.