Ambasada e Maqedonisë në Abu Dhabi njoftoi se po shqyrtohet mundësia e riatdhesimit dhe evakuimit të qytetarëve tanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Siç thuhet në postimin e ambasadës në rrjetet sociale, riatdhesimi dhe evakuimi i qytetarëve tanë që kanë mbetur të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhet përtej kufirit tokësor drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe prej andej me aeroplanë që do të nisen nga territori i vendit.

– Transporti nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Mbretërinë e Arabisë Saudite do të kryhej në rrugë tokësore me autobus dhe do të zgjaste 13 deri në 15 orë. Përmes një kërkese/note zyrtare nga Ambasada dhe Ministria e Punëve të Jashtme bazuar në një listë të paraqitur, autoritetet e Arabisë Saudite do të lëshonin viza humanitare për qytetarët e RMV-së në vetë pikën kufitare – thuhet në informacion.

Qytetarët e RMV-së të interesuar për këtë mundësi duhet të kontaktojnë linjën telefonike të Ambasadës +971 56 441 7532, si dhe adresën e email-it: abudabi1@mfa.gov.mk .

The post Është e mundur që shtetasit e RMV-së nga Emiratet të ikin me autobus për 15 orë përmes shkretëtirës drejt Arabisë Saudite appeared first on Alsat.