Tifozët e Arsenalit kanë kritikuar kapitenin e klubit Martin Odegaard për paraqitjen e tij në takimin e tyre parasezonal me Tottenham në Hong Kong të enjten, më 31 korrik.

Topçinjtë pësuan një humbje 1-0 në derbin e parë të Londrës veriore në tokë të huaj, e cila ishte gjithashtu humbja e tyre e parë e verës.

Kapiteni Odegaard ishte në fushë për 90 minuta, por nuk arriti të bënte asgjë të rëndësishme për ta udhëhequr ekipin e tij drejt fitores.

Paraqitja e ish-lojtarit të Real Sociedad shkaktoi zemërim te tifozët, disa prej të cilëve janë shfryrë në rrjetet sociale.

Këto kanë qenë disa nga komentet:

“Odegaard është i padobishëm”.

“Nëse nuk përmirësojmë Odegaard, do të vuajmë përsëri këtë sezon”.

“Nuk mund ta besoj që ky frikacak është kapiteni ynë, ai është kaq i dobët dhe i ngadaltë”.

“Odegaard një problem i madh përsëri. Ngadalëson gjithçka dhe pasimi i fundit është mizor. Më në fund kemi një numër 9, por ai do të ketë vështirësi në atë ekip”.

“Odegaard është problemi”.

The post “Është i padobishëm”, të gjithë kundër yllit të Arsenal-it: I dobët dhe i ngadaltë appeared first on Telesport.