Erling Haaland i Manchester City ka publikuar një video në kanalin e tij të ri YouTube, ku shfaqet i veshur si “Joker” për Halloween, duke bërë shopping në rrugët e qytetit. Me kostum të purpurt, fytyrë të lyer dhe flokë të gjelbër, Haaland ndalon fillimisht në një stacion karburanti, ku jo të gjithë e njohin menjëherë. “Mu pëlqen kostumi” – i thotë një burrë, ndërsa një tjetër shton: “Ah, a jeni ju i Manchester City? Vërtet ju?”

Haaland bën që një djalë të paguajë Coca-Cola e tij, ndërsa ky i fundit dridhet pak. Duke kërkuar pelena, sulmuesi hyn në një dyqan tjetër dhe disa klientë e njohin menjëherë, ndërsa të tjerë ngurojnë: “Është krejtësisht i çmendur. Nuk e prisja ta shihja të veshur kështu, çfarë mbrëmje!” Një tjetër klient shton: “Oh Zot, je legjendë! Je shumë i fortë”, ndërsa Haaland qesh.

Video tregon Haaland duke u kthyer në shtëpi i lumtur nga aventura e vogël, për t’u takuar me partneren Isabel Haugseng Johansen dhe fëmijën e tyre të lindur në fund të vitit 2024. “Ishte fantastike! U argëtuam shumë, por tani është koha për festë”, – shprehet ai.

The post “Është krejtësisht i çmendur”…; Haaland argëtohet i veshur si “Joker” mes tifozëve në Manchester (video) appeared first on Telesport.