Ish-mesfushori i Real Madrid, Van der Vaart, ka zgjedhur Mohamed Salah si lojtarin më të mirë në botë para Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe.

Duke folur për BetMGM, Van der Vaart ka thënë se vazhdimësia e egjiptianin e vendos atë para brazilianit dhe francezit.

“Mendoj se Salah është më i miri. Më pëlqen shumë Kylian, por nuk po i tregon cilësitë e tij për momentin. Është edhe Vini, por mendoj se Salah ka qenë më konsistent për shumë vite”, ka thënë Van der Vaart.

Holandezi ka këshilluar Salah të nënshkruajë rinovimin me Liverpool-in.

“Duket se Salah ndihet shumë mirë te Liverpool-i dhe ai duhet të qëndrojë. E njëjta gjë vlen për Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk, edhe ata duhet të qëndrojnë.

“Liverpool-i është një klub i madh që po luan shumë mirë për momentin dhe unë shikoj vetëm Real-in si një klub të cilit nuk mund t’i thuash kurrë jo”, tha Van der Vaart.

Kontrata e Salah me Liverpool-in skadon në fundin e këtij sezoni.

The post “Është më i mirë se Mbappe dhe Vini”, Van der Vaart: Më pëlqen Kylian, por… appeared first on Telesport.