Ish-sulmuesi i Real Madridit, Predrag Mijatovic, i ka sugjeruar Vinicius Junior të mos largohet nga “Los Blancos” dhe të pranojë rolin e të dytit në ekip, pas Kylian Mbappe, sepse ndryshe do të bëhet pishman.
“Është më mirë të jesh zgjedhja e dytë te Real Madridi, edhe nëse je pas Kylian Mbappe, sesa i pari në çdo ekip tjetër në botë. Kjo është pikërisht ajo që mund t’i ndodhë Viniciusit ose kujtdo tjetër që është larguar: largohesh i mërzitur, i zemëruar sepse nuk vlerësohesh, etj… Të gjitha këto histori i kam dëgjuar 1,500 herë”, tha ish-sulmuesi i njohur.
“Dhe pastaj, has të njëjtin lojtar 20 ditë ose një muaj më vonë në Londër, Paris ose kudo, dhe gjëja e parë që thotë është: ‘Zot i madh, sa gabim isha.’ Dhe të gjitha për dy ose tre milionë euro. Që janë shumë para, por me 20 milionë jeton njësoj. Dhe kur do të kthehesh, nuk ka kthim pas, padyshim. E kam përjetuar vetë këtë, dhe i ka ndodhur edhe Mesut Ozilit”, shtoi Mijatovic.
The post “Është më mirë të jesh i dyti te Real Madridi, edhe pas Mbappe, sesa i pari në çdo ekip tjetër” appeared first on Telesport.
