Ish-mesfushori i Manchester United dhe Bayern Munich, Owen Hargreaves, ka kritikuar ashpër klubin e tij të vjetër.
Hargreaves është i zhgënjyer me përpjekjet e United për të shitur talentet në këtë merkato.
Me Kobbie Mainoo, Marcus Rashford dhe Alejandro Garnacho në lajmet në lidhje me largimet e mundshme, Hargreaves mendon se United po merr vendimet e gabuar.
“Askush nuk po largohet… Rashford nuk po largohet, Mainoo nuk po largohet, Garnacho… askush nuk po largohet”, tha Hargreaves për Premier League Productions.
“Ata janë lojtarët më të mirë të klubit, duhet ndihmuar në integrimin e tyre dhe ndërtimin e ekipit rreth tyre, nuk do të gjejnë më të mirë se ata.
“T’i lejosh të largohen në huazim dhe t’i paguajnë gjysmën e pagës së tyre është çmenduri. E pamundur, nuk do ta lejoja të ndodhte.
“Unë e di se ndoshta Marcus dëshiron të shkojë të luajë diku tjetër. Shikoni se ku ishte Harry Maguire disa vjet më parë dhe tani ai ka një kontratë të re.
“Futbolli ndryshon shumë shpejt dhe ju duhet të mbani lojtarët më të talentuar në skuadër. Mendoj se Garnacho, Mainoo dhe Marcus sigurisht që janë pjesë e atij grupi dhe mendoj se ata mund të kenë një të ardhme të ndritur”.
The post “Është një çmenduri”, Hargreaves: United nuk mund ta bëjë një gjë të tillë appeared first on Telesport.

                    