Kombëtarja U-19 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kampionatit Europian U-19, ndaj Qipros.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj ka zhvilluar seancat e fundit stërvitore në prag të kësaj përballjeje. Gjendja e futbollistëve është shumë e mirë dhe grupi nuk ka probleme fizike, në prag të sfidës së parë të këtij turneu.

Ndeshja Shqipëri U-19 – Qipro do të luhet më 11 nëntor, në orën 13:30, në stadiumin “Sotira Municipal Stadium”.

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube, ku tifozët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër paraqitjen e kuqezinjve.

Pas sfidës me Qipron, Shqipëria U-19 do të përballet me Armeninë më 14 nëntor, në orën 13:30, në të njëjtin stadium.

The post EURO U-19: Shqipëria mbyll përgatitjet. Kuqezinjtë duan ta nisin me këmbë të mbarë raundin e dytë appeared first on Telesport.