Kryeministri Hristijan Mickoski zhvilloi takim me eurokomisarin për Punë të Brendshme dhe Migracion, Magnus Brunner, në të cilin është biseduar për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, perspektivat ekonomike dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni dhe Evropa.

Në njoftimin e shkurtër për takimin, të publikuar në rrjetet sociale, thuhet se të dy bashkëbiseduesit e kanë konfirmuar përkushtimin e përbashkët për thellimin e partneritetit, forcimin e dialogut institucional dhe nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit. Në takim me eurokomisarin morën pjesë ministrat Mucunski dhe Toshkovski, si dhe euroambasadori në Shkup, Mihalis Rokas.