Janë luajtur ndeshjet e raundit të 33-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj. Olympiacos, që kryeson renditjen, Fenerbahce e Panathinaikos, janë të vetmet skuadra që kanë siguruar kualifikimin.

Direkt në fazën play off shkojnë edhe ekipet e kualifikuara në vendet 4-6, ku aktualisht janë Monaco, Anadolu Efes e Real Madrid. Ajo që bie në sy është ngjitja e menjëhershme në renditje e “los blancos”, që fituan 105-104 ndaj Paris Basketball.

Ekipet e renditura në vendet 7-10, ku aktualisht janë Bayern Munich, Barcelona, Crvena Zvezda e Paris Basketball, luajnë në play out, për dy vende në cerekfinale. Gjithcka do të vendoset mesjavën e ardhshme, në takimet e javës së fundit.

Euroleague-Raundi i 33-të

Fenerbahce – Barcelona, 75-83

Zalgiris Kaunas – Partizan Beograd, 70-66

Monaco – Panathinaikos, 76-88

Maccabi Tel Aviv – Bayern Munich, 93-90

Real Madrid – Paris Basketball, 105-104

Crvena Zvezda – Anadolu Efes, 96-97

Alba Berlin – Olympiacos, 92-100

Virtus Bologna – Armani Milano, 90-70

Baskonia Gasteiz –Villeurbanne, 111-75

The post Euroleague: Ballkanasit komandojnë renditjen, betejë e fortë për një vend në play off appeared first on Telesport.