Pasi Lazio u mund 2-0 nga Bodo Glimt në çerekfinalen e vajtjes të zhvilluar në orën 18:45, ndeshje e zhvilluar në Norvegji në temperatura të ulëta (në fakt ndeshja u shty me orarin por nuk u anulua pasi fusha u pastrua) sonte u zhvilluan ndeshjet e tjera në 3 stadiume të tjera (Francë, Skoci dhe Angli) Në fushë zbriten Lyon-Manchester United, Tottenham-Frankfurt dhe Rangers-Athletic Bilbao. Finalja e kompeticionit zhvillohet në stadiumin bask.
Lyon-Man United ishte nje ndeshje e cila dhuroi 4 gola dhe një 2-2 spektakolar ku vendasit kaluan në avantazh të parët pastaj ishin miqtë që barazuan dhe madje përmbysën 1-2 me golin e Zirkzee. Por, në fund, Cherky shënoi për ekipin francez (2-2).
GOLI I MANCHESTER UNITED – VIDEO
Barazim 1-1 mes Tottenham dhe Frankfurt, ende e hapur sfida për kthimin. Ekipi gjerman kaloi ne avantazh me Ekitike dhe Porro barazoi per vendasit.
Barazim pa gola mes Rangers dhe Bilbao. Ndeshje e luajtur në mbrojtje nga ekipi i Gllasgou, pasi mbeti me një futbollist më pak kur minutën e 13-te Propper doli me të kuq. Madje, portieri i Rangers priti edhe penallti.
Sa i përket Conference League, Chelsea që luajti më herët ditën e sotme, arriti të fitonte në pjesën e dytë me nje super paraqitje ndaj Legia Varshav me 3 gola. Dy nga të cilat u shënuan nga Madueke, teksa shënoi edhe i riu George. Christofer Nkunku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, për blutë, rruga drejt gjysmëfinales është e hapur.
Ndeshjet e mbrëmjes u mbyllen keshtu: Celje-Fiorentina 1-2, Betis-Jagellonia 2-0 dhe Djugarden-Rapid Wien 0-1.
The post Europa & Conference | Ekuilibër total në 3 ndeshje, portieri i Rangers pritje spektakolare nga penalltia. Betis dhe Fiorentina fitojnë (VIDEO) appeared first on Telesport.
