Manchester United ka marrë fitore të madhe në transfertën çeke ndaj Viktoria Plzen në javën e gjashtë të Europa League. Djemtë e Amorim triumfuan 2-1. Pjesa e parë ishte e dobët nga të dyja skuadrat, përkundër se u krijuan raste të mira shënimi.
Pjesa e dyte nisi direkt me gol dhe me nje gafë. Në minutën e 48-të, Matej Vydra kaloi vendasit në epërsi, me një asistim të Sulc por me super gafen nga Andre Onana ne porte. Por, Djajtë e Kuq i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Rasmus Hojlund.
United nuk u dorëzua dhe ia shkaktoi humbjen e parë në shtëpi Plzenit, pasi shënoi për 2-1 sërish me anë të Hojlund (88′). Pas ndeshjes se gjashtë, United ka 12 pikë, ndërsa në ndeshjen e shtatë takohet me Rangers dhe do te rrise shanset e kualifikimit si top 8.
Roma ka triumfuar 3-0 përballë Braga. Pas vetëm 11 minutash lojë, Lorenzo Pellegrini realizoi për 1-0 me një asistim të Nicola Zalewskit. Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, derisa në të dytën kishte më shuam dramë.
Saud Abdulhamid dyfishoi epërsinë për Romën, kur u asistua nga Kone në minutën e 47-të. Gol historik duke ditur se eshte i pari futbollist nga Arabia Saudite qe e ben ne nje kompeticion europian me fanelen e nje ekipi italian.
Braga mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Matheu (68’) u ndëshkua me karton të kuq. Mario Hermoso e vulosi fitoren e Romës kur shënoi për 3-0 në minutën e 90+2-të.
Me këtë fitore, Roma është në vendin e 14-të me nëntë pikë, ndërsa në ndeshjen e shtatë do të takohet me Az Alkmaar.
Ekipi holandez barazoi sot 2-2 ndaj Ludogorets. 2-2 doli edhe sfida mes Malmo dhe Galatasaray ne nje sfide me shume emocione. PAOK shkatërroi 5-0 Ferencvaros ne Selanik teksa Union SG mundi Nice 2-1. Barazim pa gola mes Hoffenheim dhe Steaua.
The post EUROPA LEAGUE | Hojlund “shlyen” gafen e Onana me dy gola, Man United ngjitet! Roma afrohet me kualifikimin, PAOK trondit. Galatasaray zhgënjen (VIDEO) appeared first on Telesport.
