Lyon, Manchester United dhe Tottenham i përmbushën pritshmëritë dhe iu bashkuan Athletic Bilbao, Eintracht, Lazio dhe Bodo/Glimt në çerekfinalet e Europa League.

Skuadra e Fonseca mposhti FCSB-në edhe në ndeshjen e kthimit: përfundon 4-0, me Mikautadze dhe Nuamah si yjet e mbremjes me nga dy gola. Djajtë e Kuq dhe Spurs festojnë gjithashtu: në Old Trafford përfundon 4-1 falë një super Bruno Fernandes, autor i një hat-trick.

GOLI I FERNANDES 1 – VIDEO

GOLI I FERNANDES 2 – VIDEO

GOLI I FERNANDES 3 – VIDEO

GOLI I DALOT – VIDEO

Në Londër, AZ Alkmaar u dorëzua me nje humbje 3-1 pas një ndeshje të tensionuar të karakterizuar nga shumë gabime në mbrojtje. Mungon vetëm një verdikt, ai i Glasgout: Fenerbahce fiton 2-0 dhe e çon ndeshjen në kohën shtesë pasi ishte mundur 1-3 ne Stamboll perpara nje jave.

GOLI I TOTTENHAM 1 – VIDEO

GOLI I TOTTENHAM 2 – VIDEO

GOLI I TOTTENHAM 3 – VIDEO

The post EUROPA LEAGUE | Lyon, Manchester United dhe Tottenham i bashkohen çerekfinaleve (VIDEO) appeared first on Telesport.