Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës u zhvilluan ndeshjet e Divizionit C të Kampionatit Europian U-16 për djem. Ky event u organizua nga FSHB.

9 ekipe pjesëmarrëse mes të cilave është Shqipëria, që u rendit në vendin e katërt. Kuqezinjtë, edhe pse dolën në gjysmëfinale, nuk mundën të marrin një medalje.

Në këtë turne, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Elidon Beqo arriti dy fitore e 3 humbje. Kuqezinjtë e vegjël fituan dy ndeshjet e para në grup, ndaj Maltës e Moldavisë.

Më pas erdhën tri humbje radhazi, ndaj Armenisë po në grup, ndaj Luksemburgut në gjysmëfinale dhe sërish ndaj Armenisë në takimin për vendet 3-4. Gjithsesi, ky event mbetet një përvojë e mirë për djemtë e vegjël.

Ndeshjet e Shqipërisë

Gr.A, Shqipëri – Maltë, 87-49

Gr.A, Shqipëri – Moldavi, 60-58

Gr.A, Shqipëri – Armeni, 63-97

1/2 finale

Shqipëri – Luksemburg, 69-108

Vendet 3/4

Shqipëri – Armeni, 78-118

The post Europiani U-16 për djem, kuqezinjtë e vegjël mbeten jashtë podiumit në turneun e Shkodrës appeared first on Telesport.