Në Tiranë dhe Prishtinë është duke u zhvilluar Kampionati Europian U-16 në volejboll për vajza. 16 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy grupe dhe pas përfundimit të takimeve të para janë përcaktuar 4 skuadrat gjysmëfinaliste.

Nga Grupi A, që u luajt në Tiranë, janë kualifikuar Italia e Polonia. Nga Grupi B, që u luajt në Prishtinë, janë kualifikuar Çekia dhe Turqia. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të shtunën në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet.

Ndërkohë, Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Fjoralba Kolaj, nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje në takimet e Grupit A. Vajzat e reja kuqezi i humbën të 7 ndeshjet e luajtura, duke u eliminuar. Shqipëria fitoi vetëm 3 sete në këtë turne dhe mjaft përvojë.

Rezultatet e Shqipërisë, Grupi A

Nd.1, Shqipëri – Spanjë, 0-3

Nd.2, Shqipëri – Lituani, 1-3

Nd.3, Shqipëri – Ukrainë, 1-3

Nd.4, Shqipëri – Francë, 1-3

Nd.5, Shqipëri – Poloni, 0-3

Nd.6, Shqipëri – Bullgari, 0-3

Nd.7, Shqipëri – Itali, 0-3

The post Europiani U-16 për vajza në Tiranë, Shqipëria me 7 humbje renditet e fundit dhe eliminohet appeared first on Telesport.