Federata e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje dhe falënderimi për ish-trajnerin e ekipit Kombëtar të Shqipërisë, Silvinjo, si edhe për dy zv.trajnerët, Dorival dhe Pablo Zabaleta, për kontributin dhe punën e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve.

Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, administrata e FSHF-së, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë të Federatës.

Në një atmosferë vlerësimi dhe respekti, Presidenti Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin, përkushtimin dhe mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqësuan fanellën kuqezi, duke veçuar si moment kulmor kualifikimin historik dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024. Si shenjë mirënjohjeje, Presidenti i FSHF-së u dhuroi trajnerëve nga një fanellë të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në vlerësim të kontributit të tyre në historinë e futbollit shqiptar.

Në fjalën e tij, Presidenti Duka theksoi se stafi teknik ka lënë gjurmë jo vetëm për rezultatet sportive, por edhe për dinjitetin, përkushtimin dhe mënyrën se si përfaqësuan fanellën kuqezi.
Presidenti i FSHF-së sqaroi se ndryshimi i stafit vjen si pjesë e mbylljes së një cikli dhe hapjes së një etape të re për ekipin Kombëtar, jo për mungesë rezultatesh apo motivimi. Në fund, ai shprehu mirënjohje për të gjithë stafin dhe u uroi suksese në karrierë dhe jetë.

The post Eventi i mirënjohjes për trajnerin Sylvinho dhe stafin, Duka: Derën në Shqipëri do ta keni gjithmonë të hapur appeared first on Telesport.