Janë luajtur sot ndeshjet e radhës të vlefshme për FA Cup, kompeticioni më i vjetër i futbollit në Angli. Birmingham-Leeds, koha e rregullt u mbyll në shifrat 1-1. Rezultati nuk ndryshoi as në shtesën prej 120 minutash. Ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku Leeds u tregua më i saktë duke fituar 2-4.
Wolves vazhdon rrugëtimin më tej duke eliminuar Grimsby, pas fitores 0-1 në transfertë. Fatin e ndeshjes e vendosi Santiago Bueno në pjesën e dytë. Sunderland fitoi 0-1 ndaj Oxford, falë golit të Habib Diarra nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë. Granit Xhaka nuk ishte grumbulluar fare në këtë takim, pasi është ende i dëmtuar.
Fulham fitoi me përmbysje ndaj Stoke City. Për vendasit shënoi Jun-Ho Bae në pjesën e parë, përmbysja e londinezëve erdhi në pjesën e dytë, me golat e Kevin 55′ dhe Harrison Reed 84′.
Në orën 17:30 (me orën tonë) Arsenal përballet me Wigan në “Emirates”.
The post FA Cup: Sunderland fiton edhe pa Xhakën. Ekipet e mëdha bëjnë detyrën. Arsenal… appeared first on Telesport.
