Fabian Ruiz nuk e ka fshehur kurrë lidhjen e veçantë me Betis Sevilla dhe ka përsëritur dëshirën për t’u rikthyer një ditë te klubi që e nxori në skenën e futbollit.
Në prag të ndeshjes së “Nations League” mes Spanjës dhe Kroacisë, mesfushori i PSG, një nga kandidatët për “Topin e Artë” 2026, foli për të ardhmen: “E them gjithmonë; përpiqem t’i ndjek të gjitha ndeshjet e Betis dhe gëzohem kur merr rezultate të mira. Jam tifoz i Betis dhe këtë e dinë të gjithë”.
Më pas, 30-vjeçari shtoi: “Do të doja ta përfundoja karrierën atje. Ende nuk është momenti, por jam i bindur se kjo do të ndodhë në të ardhmen”.
Fabian Ruiz kujtoi edhe një nga momentet më emocionuese me fanellën e Betis; fitoren 5-3 në derbin ndaj Sevilla, në janar 2018: “Kam kujtime të mrekullueshme nga ajo ndeshje. Ishte fitorja ime e parë në derbi, shënova edhe golin tim të parë dhe ndeshja u luajt në ditën e Epifanisë. Ishte diçka magjike”.
The post Fabian Ruiz: Do të doja ta mbyllja karrierën te ky klub, jam i bindur se do të ndodhë appeared first on Telesport.
