Futbollisti italian Fabio Borini ka njoftuar pensionimin nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare.
“Gjithçka filloi me një fluturim. Faleminderit, Chelsea. Isha 16 vjeç. I gjithë fluturimi kaloi me lot në sy, duke nisur rrugëtimin tim në futboll, pa e ditur qartë se ku do të më çonte, përveç ëndrrave që doja t’i realizoja. Që nga ajo ditë, fillova të ndërtoja veten, pa e ditur se kush do të bëhej në fund ai djalë me një karakter kaq të fortë. Fillova t’i krijoja ëndrrat e mia në kokë dhe, në njëfarë mënyre, arrita t’i realizoja. Një realitet që sot do të ndryshojë përgjithmonë. Dua t’i falënderoj atij djali që nuk pushoi kurrë së besuari. Dhe personi që jam bërë sot do të vazhdojë të besojë në mundësinë e radhës – këtë herë pa topin në këmbë, por me të njëjtin besim. Gjithmonë. Faleminderit. Faleminderit, futboll”, shkroi Borini.
Gjatë karrierës së tij, italiani ka luajtur për Chelsea, Swansea, Parma, Roma, Liverpool, Sunderland, Milan, Verona, Fatih Karagümrük, Sampdoria dhe Salford.
Borini ka zhvilluar edhe një paraqitje me kombëtaren italiane.
