Te Como, të gjithë po shijojnë momentin, madje edhe trajneri Cesc Fabregas, që nuk e kishte menduar një debutim të tillë në Champions League. skuadra italiane fitoi 1-0 ndaj AEK dhe me 12 pikë, aktualisht ndodhet në vendin e tretë, në grupin e skuadrave që kualifikohen direkt në turin tjetër.
Como, pavarësisht se u desh të përballej me disa faza të vështira, vazhdon rrugëtimin e jashtëzakonshëm në Europë. Me tre ndeshje të mbetura, kualifikimi i drejtpërdrejtë për në fazën e 16-sheve është tashmë plotësisht i arritshëm. “Kjo ishte një fitore e rëndësishme për ne, sepse niveli në Ligën e Kampionëve është jashtëzakonisht i lartë”, tha Fabregas.
“Edhe sikur të kishim humbur dje, unë shoh një skuadër që nuk e ka të vështirë të gjejë ritmin apo të rrisë nivelin e lojës së saj. Gjatë këtyre pesë ndeshjeve të para, kam parë vazhdimisht një ekip konkurrues dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”, shtoi trajneri spanjoll.
Më tej, ai komentoi: “Edhe pse Serie A mbetet prioriteti ynë kryesor, nuk mund ta mohoj se të përjetosh netë si këto në fushën tonë është diçka vërtet e mrekullueshme”.
“Gjithmonë shqetësohem, por Champions League luhet në një nivel kaq të lartë. Kemi mungesa në organikë, tetë lojtarë nuk ishin të disponueshëm sot. Bëra vetëm tre zëvendësime në vend të pesë, gjë që tregon shumë për gjendjen e skuadrës. Ka gjëra për t’u përmirësuar, por në përgjithësi, mbeta i kënaqur me ekipin“, tha Fabregas.
The post Fabregas shijon “fluturimin” e Como në Champions: Të përjetosh netë si kjo është diçka e mrekullueshme appeared first on Telesport.
