Franz Beckenbauer është legjenda absolute e Bayern dhe do të mbetet gjithmonë i tillë. Ai ka shkruar historinë e këtij klubi dhe të futbollit gjerman.
Në mbledhjen e përgjithshme të Bayern këtë fundjavë, presidenti Herber Hainer bëri një homazh emocional për Kajzerin e madh.
Numri 1 i klubit më të madh në Gjermani njoftoi se fanella ikonë me numër 5 të cilën e veshi ai, nuk do të përdoret më nga asnjë lojtar bavarez në shenjë respekti.
The post Fanella me numër 5 e Bayern nuk përdoret më: Respekt dhe nderim për legjendën Beckenbauer appeared first on Telesport.
