Ed Sheeran do të jetë artisti që do të shfaqet me fanellën e Barcelonës në “El Klasiko”-n e radhës kundër Real Madridit, e cila është planifikuar për më 26 tetor. Këngëtari britanik zëvendëson emra të tjerë ndërkombëtarë që më parë i kanë dhënë vulën e tyre fanellës blaugrana, përfshirë: Drejk, Rosalía, “The Roling Stouns, Karol G, Koldplej dhe Travis Skot.
Deri më tani, bashkëpunimet artistike kanë dhënë rezultate të përziera: fitore me Rosalía, Koldplej dhe Trevis Skot, dhe humbje me Drejk, Kerol XH dhe Rolling Stouns.
Iniciativa është pjesë e partneritetit të Barcelonës me “Spotify” dhe përkon me publikimin e albumit të ri të Sheeran, “Play”.
“El Klasiko”, me Ed Sheeran në fanellë, përfaqëson një kapitull të ri në bashkimin e futbollit dhe muzikës, me një ikonë globale të gatshme të bëjë bujë edhe jashtë fushës. Tifozët e blaugranës mezi presin fanellën speciale.
The post Fanellë speciale për klasikën e La Ligës, me këngëtarin Ed Sheeran appeared first on Alsat.
