Arbër Hoxha është shpallur lojtari më i mirë i muajit në kampionatin kroat. Ky çmim iu dha nga gazeta kroate “index.hr”.
Lojtari i kombëtares shqiptare ka performuar shkëlqyeshëm në muajin e kaluar, ku kontribuoi me dy gola e një asist.
Pas këtyre ndeshjeve të mira, tifozët në gazetën “index.hr” votuan për Hoxhën si lojtari më i mirë i muajit. Sulmuesi anësor mori gjithsej 102 vota.
Hoxha ishte në garë edhe për çmimin “Goli më i mirë i muajit”, por shoku i tij i skuadrës u rendit më lart për këtë çmim. Bëhet fjalë për Monsef Bakrar, i cili mori 100 vota.
The post Fantastike! Arbër Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci appeared first on Telesport.