Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendrën e Paraburgimit”, tha ai.

Sheholli pas hospitalizimit në spitalin e Gjilanit, më 13 tetor ishte transferuar në gjendje të rënduar shëndetësore nga spitali i Gjilanit në QKUK, të cilën për portalin rtv21.tv e kishte konfirmuar avokati i tij, Mentor Neziri.

Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës. /21Media