Skuadra e FC Shkupit do të luajë në transferët përball Sileksit, në tentuim që të ndalojë serinë negative dhe më në fund të regjistrojë fitoren e parë të sezonit. SKuadra nga Çairi është në fund të Ligës së Parë me vetëm një pikë dhe dhjetë humbje, duke u konfirmuar si ekipi më i dobët në kampionat deri më tani. Trajneri i ri, Minas Osmani, i cili beson se njohja e mirë e ekipit do të sjellë një kthesë pozitive dhe se udhëtimi në Kratovë nuk është një formalitet.

 

“Çdo ndeshje është një finale për ne. Në Kratovë shkojmë për pikë, jo për të marrë pjesë. Ne besojmë në grup dhe duam t’i japim vetes një arsye për energji të re,” tha Osmani.

 

Nga ana tjetër, Sileksi, pas humbjes nga Vardari dhe barazimit me Brerën, ka një mundësi para publikut të vet për t’u rikthyer te fitoret. Megjithatë, në kampin e Kratovës mbeten të kujdesshëm. Martin Mirçevski theksoi se shansi për tri pikë është real, por nuk duhet të ketë relaksim.

 

“Ne e respektojmë Shkupin, por duam fitoren. Nuk duhet të mendojmë paraprakisht se ka mbaruar. Nëse të gjithë japin maksimumin, do të arrijmë ta rivendosim ritmin,” u shpreh Mirçevski.

 

Ndërkohë, Shkëndija në Tetovë përballet me ekipin e Maqedonia Gjorçe Petrov, i cili po përballet me turbulenca të mëdha pas ndryshimeve të fundit në personel. Skuadra nga Gjorçe Petrovi mbetën pa trajnerin Boban Grnçarov dhe drejtorin sportiv Aleksandar Bajevski, pas lëvizjeve të fundit në postin e drejtuesve të klubit. Megjithatë, në kampin e Shkëndijës theksojnë se fokusi është vetëm në fushë. Futbollisti me përvojë Egzon Belica beson se ekipi i tij është plotësisht i orientuar drejt lojës së tij dhe një fitoreje në shtëpi.

Të dy ndeshjet luhen në stadiumet e qytetit në Kratovë dhe Tetovë, në orën 13:00.

The post FC Shkupi kërkon fitoren e parë në Kratovë, Shkëndija me detyrë të lehtë appeared first on Alsat.