“Me fitoret e tij, Jannik Sinner ka vërtetuar se është lojtari më i mirë për momentin. Aktualisht është i dëmtuar, por deri në atë pikë po luante jashtëzakonisht mirë,” tha Roger Federer në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.

Më tej, ish-tenisti francez foli për Carlos Alcaraz: “Të shohësh atë duke luajtur është thjesht kënaqësi. Djali është një gjeni në fushë. Shumëllojshmëria e goditjeve që mund të realizojë është e pabesueshme”.

“Problemi është se ndonjëherë ai ka pothuajse tepër zgjedhje dhe mund të përfundojë duke u hutuar pak mes gjithë atyre opsioneve,” vuri në dukje Federer në prag të finaleve ATP, që nisin së shpejti në Torino.

Sa i përket Zverev, i cili fitoi dy turne grand slam këtë vit, Federer deklaroi: “Isha në Wimbledon këtë vit dhe e pashë duke luajtur. Mendova se po luante vërtet mirë. Prej kohësh i thoja se duhej ta godiste topin më fort nga vija e pasme e fushës dhe më në fund po e bën këtë“.

The post Federer: Sinner është më i miri në vitet e fundit ndërsa Alcaraz është një gjeni, ja çfarë i thashë Zverev appeared first on Telesport.