Fëmija 10-vjeçar humbet në Tregun e Gostivarit, prej dje nuk ka asnjë lajm

Më 03.09.2025 në ora 23:00 në DPB Gostivar, I.K.(29) nga Shtipi, me vendbanim në Gostivar, ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 09:00, pasi ka dalë nga Tregu i Qytetit në Gostivar, djali i saj 10-vjeçar T.K. është larguar në drejtim të panjohur. olicia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e të miturit dhe po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për rikthimin e tij në familje.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e fëmijës kërkohet të raportohet pranë autoriteteve.