Një rast i rëndë i keqtrajtimit të kafshëve ka ndodhur në Gjevgjeli. Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” njofton se një grup fëmijësh kanë lënduar rëndë një lejlek të ri dhe të brishtë, përcjell TV21. Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe, sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm dhune.
Nga shoqata theksojnë se dhuna ndaj kafshëve është një shenjë e qartë e devijimit shoqëror dhe kërkojnë reagim urgjent nga institucionet. Ata kërkojnë hetim, përgjegjësi nga prindërit, si dhe ndihmë psikologjike dhe edukative për fëmijët e përfshirë.
“Dhuna nuk duhet të justifikohet dhe as të kalojë në heshtje. Kush keqtrajton një kafshë sot, nesër mund të dëmtojë një njeri”, thuhet në reagimin e Anima Mundi./tv21.tv
