Fenerbahce ka prerë një biletë për në gjysmëfinalet e Euroleague në basketboll për meshkuj, duke u bërë skuadra e parë që shkon në “final four”.
Turqit fituan 98-88 ndaj Paris Basketboll jashtë fushe në çerekfinalen e tretë, duke triumfuar 3-0 me ndeshje. Ndërsa në tri përballjet e tjera gjithçka është ende e hapur.
Kështu, në Madrid, skuadra e Real fitoi 80-72 ndaj Olympiacos, por grekët vijojnë të udhëheqin 2-1 serinë. Po 2-1 udhëheq edhe Panathinaikos, që fitoi 81-77 ndaj Anadolu Efes në sfidën e tretë çerekfinale.
Në fund, Barcelona rihap garën për një vend në “final four” pas triumfit në fushën e saj ndaj Monaco me shifrat 100-89. Gjithsesi, francezët dhëheqin 2-1 me ndeshje.
Euroleague – Çerekfinale
(2) Fenerbahce – (8) Paris Basketball, 98-88 (3-0)
(3) Panathinaikos – (6) Anadolu Efes, 81-77 (2-1)
(4) Monaco – (5) Barcelona, 89-100 (2-1)
(1) Olympiacos – (7) Real Madrid, 72-80 (2-1)
The post Fenerbahce skuadra e parë që shkon në “final four”, shtyhet kualifikimi në tri sfidat e tjera appeared first on Telesport.
