Komuna e Ferizajt mbrëmë ka përuruar nënkalimin e ri, që sipas autoriteteve, është mi i madhi në historinë e Kosovës. Kryetari i kësaj komunë, Agim Aliu, është shprehur krenar me përfundimin e këtij projekti. Ai ka bërë me dije se kjo është vepër identitare e Ferizajt, e cila transformon qytetin.

“Ferizaj me nënkalimin më të madh në historinë e Kosovës. Mes buzëqeshjeve të fëmijëve energjisë së jashtëzakonshme e entuziazmit të pamatshëm të qytetarëve, nën shkëlqimin e qindra fishekzjarreve në qiellin plot tullumbace bardhë e blu ku valonte mes të tjerëve flamuri i SHBA-ve, simbolikë në ditën e tij të Pavarësisë, përuruam veprën identitare të Ferizajt një kryevepër infrastrukturore projektin madhështor të transformimit urban – Nënkalimin tek Stacioni Policor në Ferizaj. Ta gëzoj Ferizaj, ta gëzojnë ferizajasit, për brezat sot e të së ardhmes!”, ka shkruar Aliu.