Mesfushori Enzo Fernandez dhe agjenti i tij i kanë kërkuar falje Chelsea për komentet që lojtari bëri javën e kaluar në lidhje me të ardhmen e tij, gjatë kohës që ishte i grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës.

Fernandez tha në intervista se do të mirëpriste të jetonte në Madrid, duke e lënë derën hapur për t’u transferuar te Real Madrid në verë. Për momentin Nuk janë zhvilluar bisedime për shitjen e Fernandez dhe ai ka një kontratë me Chelsea deri në vitin 2032.

Trajneri kryesor Liam Rosenior njoftoi të premten e kaluar se Fernandez nuk do të ishte në skuadër për dy ndeshje, atë ndaj Port Vale të luajtur të shtunën e kaluar dhe atë ndaj Manchester City, ditën e diel.

Real Madrid do të nënshkruajë një mesfushor këtë verë dhe Fernandez është një nga objektivat e tyre. Ai vlerësohet në më shumë se 100 milionë euro, por Chelsea nuk po përpiqet ta shesë lojtarin.

The post Fernandez i kërkon falje Chelsea për deklaratën, por lojtari nuk do të grumbullohet edhe për ndeshjen ncaj City appeared first on Telesport.